Me mendjen nga e tashmja, por me sytë nga e ardhmja.

Liverpool ka menduar të forcojë ekipin e të rinjve, teksa ka zyrtarizuar akordin me mbrojtësin e talentuar holandez, Sepp van den Berg. 17 vjeçari vjen nga PEC Zwolle, me kartonin e tij që do i kushtojë 5 milionë euro, dy milionë euro tani dhe 3 të tjera në formë bonusi.

"Është vetëm një ndjenjë e mahnitshme. Për mua, është klubi më i madh në botë, një ëndërr e vërtetë. Jam shumë e emocionuar. Kam parë se çfarë lloj lojtarësh kanë kaluar te ekipi i parë nga Akademia. Është e pabesueshme, sidomos kur ky klubi i madh e bën këtë. Sigurisht, trajneri, Jurgen Klopp është një djalë i mirë dhe suksesi i tyre në vitet e fundit më ka bindur që të vij këtu. Mendoj se ky është vendi më i mirë për mua që të rritem dhe shpresoj që të luaj shumë ndeshje këtu".-ishin fjalët e para të Berg si futbollist i "The Reds".

Talenti holandez është pjesë e rëndësishme e kombëtares U-19 të Tulipanëve, me të cilën ka zhvilluar 4 takime.

/Ora News.tv/