Pas protestave të zhvilluara pak ditë më parë, autoritetet malazeze vendosën të lirojnë 8 priftërinjtë e kishës ortodokse serbe në vend.

Priftërinjtë drejtuan një shërbesë fetare më 12 maj në rrugët e qytetit Niksic duke thyer kështu rregullat e lëvizjes për shkak të koronavirusit.

Arrestimi i tyre ka shkaktuar protesta një ditë më pas ku mbetën të plagosur dhe disa efektivë policie. Kjo ka shkaktuar më tej dhe tension mes qeverisë dhe kishës ortodokse serbe për sa i përket një ligji e cila parashikon shpronësimin e saj.

Këto akuza i ka mohuar qeveria malazeze.

Rreth 60 persona u shoqëruan në komisariat. Ndërkohë priftërinjtë u mbajtën për 3 ditë në qeli.

Mbrëmjen e djeshme me qindra persona u mblodhën jashtë komisariatit duke pritur lirimin e priftërinjve.

/Ora News.tv/