Lirohen dy ish-deputetët socialistë Çuko dhe Ndoka

Lirohen dy ish-deputetët socialistë  Çuko dhe Ndoka

Lirohen nga burgu dy ish deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në një seancë të mbyllur për mediat dha sot masës e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Çuko  dhe ish-deputetin Ndoka të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar "Vol-vo 4".

Në këtë mënyrë gjykata pasi mori në shqyrtim ankimimin e avokatëve, vendosi ndryshimin e vendimit të një shkalle gjyqësore më poshtë

"Trupi gjykues nuk dha arsyetim se pse ka ndryshuar masat e sigurisë, por në një seancë që u zhvillua në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda ku ishin të pranishëm gazetarët, por jo kamerat, trupi gjykues ndryshoi masën e sigurisë për 5 persona, mes të cilëve Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të cilët u lanë në "arrest shtëpie". Ndërkohë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 17 persona të tjerë, duke i lënë në "arrest me burg", mes tyre janë Astrit Avdylaj. 

Masa ka ndryshuar edhe  për katër persona që deri tani ishin në "arrest shtëpie", të cilët u lanë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me masën "detyrim paraqitje". Nga 34 persona që u arrestuan, për 10 prej tyre ishte vetë prokuroria që në shkallën e parë të Krimeve të Rënda ndryshoi masat e sigurisë, duke dhënë masa më të lehta sigurie. Pritet që vendimi të zbardhet dhe ekzekutohet, të paktën për dy ish-deputetët që ndodhen prej tre javësh në paraburgim" raportoi nga Krimet e Rënda gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Gjyqtarët që morën vendimin ishin Sokol Binaj, Dhimitër Laraj dhe Idriz Mulkurtaj.

Gjithashtu u liruan në arrest shtëpie dhe Elis Gurin, Zef Lazrin, Paulin Simonin dhe Ardit Gjyriçi.

Për të gjithë të dyshuarit e tjerë përfshirë pjesëtarët e gripit Avdylaj u la në fuqi masa e arrestit me burg.

Arben Ndoka u arrestua si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash. Ndërsa Çuko u vu në pranga pasi u akuzua si i përfshirë në një aferë korrupsioni.

Për 17 të akuzuarit ula në fuqi masa e arrestit me burg. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Për këta të fundit Gjykata nuk mori parasysh kërkesën e avokatëve mbrojtës për një masë sigurie më të butë.



Lexo: "Volvo 4", u goditën 4 grupe kriminale, arrestime në 12 qytete

Pamjet e megaoperacionit "Volvo 4"


EMISIONET