Banorët e Unazës akuza policisë: Po tenton të na përplasë me qytetarët

Banorët e Unazës akuza policisë: Po tenton të na

Banorët e Unazës janë marrë sërish në pyetje në polici lidhur me protestat në zonën e Astirit dhe para Drejtorisë së qarkut Tiranë ku kërkuan lirimin e bashkëqytetarëve të shoqëruar nga uniformat blu. 6 prej personave janë pyetur nga oficerë të policisë gjyqësore dhe më pas kanë protestuar duke i kërkuar policisë të mos ndalojë njerëz të pafajshëm që protestojnë për shtëpitë e tyre. Gjatë protestës, ata nuk i kanë kursyer kritikat as për opozitën, e cila sipas tyre duhet të drejtojë protestat dhe jo ti bëjë fresk qeverisë.

Banorët e Unazës së Re janë paraqitur në komisariatin nr.6 ku janë marrë në pyetje për protestën e datës 24 mars, por dhe për tubimin e të martës në mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

Banorët e thirrur në polici ishin Ilir Katiraj,  Florian Protoduari, Lindita Protoduari, Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lutfi Kastrati.

Ndërkohë që vijonte marrja në pyetje e 6 prej të shoqëruarve, banorët e tjerë të mbërritur në mbështetje të tyre kanë protestuar, duke i kërkuar policisë të mos ndalojë njerëz të pafajshëm që protestojnë për shtëpitë e tyre.

"I bëj thirrje policisë, komisariatit 6 të vijë të sigurojë protestën, të bëjë bllokimin e rrugës që banorët të protestojë qetësisht, mos na lejojë të përplasemi me qytetarët. Aty nuk kalon asnjë njeri, as me forcë, as me hir as me pahir. Ne jemi të vendosur të protestojmë. Qytetarët i ftoj ta shmangin kalimin në atë rrugë dhe nëse ka ndonjë që pretendon të kalojë me forcë normal që do të hasë në rezistencën e banorëve.

Pas ndryshimeve që janë bërë në komisariatin 6, para datës 24 bllokonte vetë rrugën dhe protesta ishte më e qetë, por ditët e fundit është shtuar prezenca e policisë, prezenca e civilëve. Policët e komisariatit 6 nuk bën bllokimin e rrugëve por provokon qytetarët, provokon protestën. Kemi kamera që oficerë të policisë civilë i thonë makinave me shenja që të afrohen sa më shumë tek protestuesit, thjesht kërkon të na përplasë me qytetarët. Ne distancohemi nga dhuna, nuk kemi punë me qytetarët.

Në do ta vazhdojmë protestën dhe këto janë metoda komuniste për të gjetur pretekst për të mbyllur protestën".

Banorët e Astirit kërkuan nga qeveria anulimin e projektit të Unazës për të cilin ata pretendojnë se është konfirmuar si i paligjshëm, ndërsa nuk i kanë kursyer kritikat as për opozitën shqiptare e cila sipas tyre duhet të drejtojë protestat dhe jo ti bëjë fresk qeverisë. 


Çfarë ndodhi mbrëmë me banorët e Unazës

EMISIONET