Liria e medias, Reporterët pa kufij: Shqipëria regres, zbret 6 vende

Liria e medias, Reporterët pa kufij: Shqipëria regres, zbret 6 vende

Shqipëria vazhdon të bëjë hapa prapa sa i përket lirisë së medias. Në raportin "indeksi i lirisë së shtypit" për vitin 2013, organizata "Reporterët pa kufij" e  ul  vlerësimin e Shqipërisë me 6 pikë krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit Shqipëria mban vendin e 102-të në botë për lirinë e shtypit.  Sa i përket vendeve të rajonit,  Kosova është renditur në vendin e 85-të, Serbia në të 63, Kroacia në vendin e 64-të, Bosnja në vendin e 68-të, Greqia në vendin e 84-të, Mali i Zi në vendin  113 dhe Maqedonia në të 116-in.

Ulja e ndjeshme e lirisë së medias ne këto vende ka bërë që edhe Ballkani të marrë një vlerësim negativ.

Problemet kryesore sipas raportit janë shqetesimi gjyqësor bazuar shpesh në legjislacion të papërshtatshëm, mungesa e pranimit të të dhënave publike, dhuna fizike dhe psikologjike e atyre që punojnë në lajme dhe informacione, tregu reklamues privat dhe zyrtar të përdorura si mjete, ekonomia gri e mbajtur si pjesë jetësore e medias. Të gjitha janë pengesa e të drejtës për të raportuar lajmin dhe e të drejtës së njerëzve për ta njohur atë.

Sa i përket vendeve të Evropës ku raporti thekson se shumica e vendeve kanë një performancë  të mirë, pasi janë në mesin e 30 vendeve me  një indeks të mirë, megjithatë evidentohen probleme.

"Në pamje të parë, kjo ishte inkurajuese, por  kjo fsheh një erozion të ngadaltë të modelit evropian, si rezultat i mospërputhjeve dhe zhvillimeve shqetësuese në mesin e 11 vendeve të tjera, disa prej të cilave  kanë rënë në vendin e 80" theksohet në raport.

Në listën  me 179 vende,  Finlanda dhe Hollanda janë të parat, ndërsa në fund, Koreja  e Veriut dhe Eritrea.

EMISIONET