Lionel Messi bën gjestin human

Lionel Messi bën gjestin human

Lionel Messi ka realizuar ëndrrën e mijëra familjeve me fëmijë të sëmurë me kancer.

Fondacioni i tij bamirës ka ndihmuar me hapjen e një qendre pediatrike në Barcelonë, e cila do të jetë qendra më e madhe e onkologjisë së fëmijëve në Evropë.

Spitali "Sant Joan de Deu" falenderoi bamirësinë e lojtarit me një video emocionuese për të treguar vlerësimin e tyre për gjestin fantastik. Si pjesë e videos, disa fëmijë të vegjël falenderuan Messin dhe organizatën e tij.

"Fillimisht isha pak i frikësuar kur mendova se do të ishte shumë e vështirë dhe nuk do ta merrnim kurrë këtë shërbim", tha një fëmijë në video.

EMISIONET