Lindi Islami i propozon me unazë, ja përgjigja e Venera Lumanit

Edicioni i talenteve 'The Voice' ishte nisja e aventurës së tyre të dashurisë.

Lindi Islami dhe Venera Lumani, të dashuruar në skenë dhe në jetë, po shkojnë drejt kurorëzimit në martesë.

Ka qenë Lindi ai, i cili ka dhuruar unazën të fejesës, e cila, mesa duket nga fotot e hedhura në Instagram, i rri më së miri këngëtares.

Por ajo që të bën më tepër përshtypje është përgjigja e kësaj të fundit për propozimin nga ana e 'dashurisë së jetës'.

 “Po-në time e ka marrë 27 vite më parë”, shkruan këngëtarja.

Urojmë t'i shohim gjithnjë të lumtur së bashku dhe pse jo, edhe me fëmijë!!!




EMISIONET