Liberalizimi i lëvizjes si dhe lejimi i bizneseve për të rinisur aktivitetin e tyre, ka sjellë rritje të kërkesës për likuiditete. Në përgjigje të kërkesës dhe nevojës për të kapërcyer këtë situatë të vështirë për vendin, institucioni financiar NOA, ka hedhur në treg ofertën e re.

''Mundësia e ofrimit të një fleksibiliteti në pagesa të klientëve, me këste më të vogla në fillim dhe pastaj në vazhdim përshtatja e kësteve në varësi të të ardhurave të tyre, me qëllim që tu japim frymëmarrje në rifillimin e aktiviteteve të tyre.''

Drejtori i segmentit të biznesit Elert Stoja, sjell një pasqyrë të financave për bizneset e vogla dhe të mesme në muajin e ndalimit të qarkullimit por edhe më tej.

''Një strategji tjetër biznesi që kemi ndjekur, atë që kemi quajtur rifinancim, pra përtej përmbushjes së detyrimeve aktuale që klientët kanë, jemi munudar që t'i shtojmë edhe diçka, një kreditim më shumë ekstra, patjetër për të përballuar situatën e likuiditetit të shkaktuar nga koronavirusi.''

Degët e NOA-s nuk kanë mbyllur në asnjë moment dyert e tyre, me qëllim që çdo nevojë për financim të marrë një përgjigje.

/Ora News.tv/