Liga e Kombeve/ Kroacia "leksione" Spanjës, Belgjika eliminon Islandën

Pas humbjes me Anglinë, Spanja ka pësuar humbjen e dytë në Grupin 4 të Ligës A.

Të besuarit e Luis Enrique janë mposhtur 3-2 nga Kroacia, e cila mban gjallë shpresat për të siguruar biletën e Kampionatit Evropian nga rruga më e shkurtër, Liga e Kombeve. Kramaric kaloi në avantazh ballkanasit, megjithatë reagimi i spanjollëve ishte i menjëhershëm.

Ceballos vendosi baraspeshën pas dy minutash. Goli i Jedvaj kaloi sërish në avantazh miqtë, por sërish u barazuan nga spanjollët. Ramos ekzekutoi saktë një 11 metërsh për shifrat 2-2. Për t'i dhënë 3 pikët mendoi sërish ylli i Bayern Leverkusen, Jedvaj. Pas kësaj fitoreje, Spanja numëron 6 pikë, i ndjekur nga Anglia dhe Kroacia me 4 pikë.

Ndërkohë, Belgjika ka marrë fitoren e tretë në Grupin 2 Liga A. Belgët mposhtën 2-0 Islandën, e cila bie në Liga B. Batshuayi ishte heroi i të besuarve të Roberto Martinez.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

EMISIONET