Shqipëria dhe Kosova kanë ndërmarrë angazhimin për bashkëpunim dhe heqjen e barrierave. Por pengesat sa i përket librin vazhdojnë të jenë të forta. Shtëpitë botuese të Kosovës e kanë të vështirë të jenë në panairin e tetorit pikërisht për shkak të TVSH dhe agjencive doganore.

Në prag të nisjes së Panairit të librit, botuesit në Kosovë kërkojnë zgjidhjen e ngërçit që u krijohet në dogana. TVSH dhe burokracitë mbesin shqetësimet kryesore të tyre, çka e bën të vështirë pjesëmarrjen në evenimentet në Shqipëri.

"Si u fute me libër, a me patate, t'i njëjtë do të bësh, gjithë procedurat, duke filluar nga momenti kur futesh në terminalet doganore, nga pritja në rradhë, skanerat për tu futur, pastaj kalimi i kufirit shqiptar".

"TVSH apo taksa prej 6 % që duhet të paguhet në kufi veçse e zgjeron hendekun mes librave që botohen, prodhohen në Kosovë dhe tregut që ekziston në Shqipëri.

Të njëjtin shqetësim ngrenë dhe shtëpitë botuese në Shqipëri.

"Një nga problemet më të mëdha është tatimi mbi vlerën e shtuar, e cila e rrit artificialisht pengesën për tregtimin e librit në të dy krahët. Ka një pengesë për agjensitë doganore të të dy krahëve që e rrisin koston e lëvizjes së librave në territoret tona. Një kosto tjetër aty është skanimi i mjeteve në të cilat lëviz libri.

Edhe autorët e rinj kërkojnë më shumë vëmendje

Enkelejd Lamaj: "Ndoshta edhe Panairi i Librit, mënyra se si organizohet ndoshta lë pak për të dëshiruar, nuk është ai i duhuri. Të paktën në vitet e fundit që e kam parë edhe vetë kam parë se Panairi është më shumë një treg ku shitet libri".

Në 13 nëntor do të rikthehet Panairi i Librit, ku pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë i lartë.

/Ora News.tv/