Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës.

Lënda shpërthyese ishtë vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj, 49 vjeç banues në Gocaj.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyqani ndodhet pranë shtëpisë së Malotës ndërkohë që në momentin e shpërthimit nuk ndodhej asnjë në banesë sepse kishin dalë për të festuar ditëlindjen e kryefamiljarit.

Familja Malota deklaroi se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk e dinë se përse ishte vendosur eksplozivi.

"Ne mesnatë e dëgjuam dhe më pas njoftuam policinë"
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Foto nga vendngjarja 



/Ora News.tv/