Lezhë, makina përplaset me shtyllën, plagoset pasagjerja

Lezhë, makina përplaset me shtyllën, plagoset pasagjerja

Një grua mbeti e plagosur, pasi automjeti me të cilin po udhetinte humbi kontrollin dhe u përplas me një shtylle.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së martes në dalje të qytetit të Lezhës. E plagosura e cila ishte pasagjere u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa bëhet e ditur se pasi mori ndihmen e parë mjeksore ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Nga se mësohet në momentin e aksidentit në automjetin tip BMW i cili po lëvizte në drejtim të Lezhës kanë qenë dhe dy përsona të tjerë, por që fatmirëisisht nuk kanë marrë dëmtime.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësi me të cilen po lëvizte drejtuesi mjetit, ndërsa ky i fundit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta lëvizja e automjeteve në dy anet e superstrades, ndërsa për normalizimin e qarkullimit u desh ndërhyrja e policisë rrugore.

EMISIONET