Lëvizja Vetëvendosje nis festën e fitores

Lëvizja Vetëvendosje nis festën e fitores

Lëvizje Vetëvendosja ka filluar festën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në selinë kryesore në Prishtinë simpatizantë të kësaj force politike kanë hedhur fishekzjarre.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se të dhënat që i kanë nga komisionerët tregojnë se janë partia e parë në këto zgjedhje.

Konjufca është shprehur i kënaqur për mënyrën se si shkuan zgjedhjet sot, duke falënderuar qytetarët dhe institucionet e sigurisë. Ai thotë se do ta ruajnë secilën votë në kutitë e votimit.

“Këto kuti janë më të rëndësishmet sepse aty gjendet rezultati. Ato do t;i mbrojmë derisa të numërohen edhe prej komisionerëve tonë edhe prej KQZ’së. Në emër të VV’së i falëndëroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Policinë e Kosovës. Zgjedhjet e sotme e patën një kredibilitet të madh të demokracisë”, ka thënë Konjufca.

EMISIONET