Aksivisti, Altin Hazizaj i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora u shpreh teksa komentoi letrën e ministreve për Holandën, tha se fetë duhet të jenë të kujdesshme në reagimet e tyre.

Hazizaj: Fetë duhet të jenë shumë të kujdesshme në reagimet e tyre. Ka një hapësirë në diskurin tonë publik që është qenia jonë si njerëz të thjeshtë pa fe dhe në fund të ditës që nuk punojmë për qeverinë. Kjo hapësirë është hapësira jonë demokratike. Në momentin që kjo hapësirë nga qeveria ka mbi 6 vjet që të futet dhe të kontrollojë hapësirën tonë qytetare dhe ndërkohë të futet edhe feja që ka hapësirën e vet. Ata kanë hyrë në sferën time që është laike dhe nuk mund të më thonë çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëj. Në momentin që më thotë mua ti duhet të bësh këtë gjë dhe jo këtë  tjetrën, kur unë nuk i përkas atyre, atëherë edhe unë kam të drejtë t'i them fesë ti s'duhet të bësh këtë gjë që feja jote thënka.

/Ora News.tv/