Petrit Vasili reagon pas deklaratës së kryeministrit Ramës në lidhje me letrën e presidentit Meta drejtuar Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në Facebook Vasili shkruan se Rama është njeriu anti-integrim.

Vasili shkruan se Rama sa herë shkel Kushtetutën, flet për integrimin evropian dhe negociatat, duke zbuluar armiqtë e integrimit.

Vasili: Edi Rama njeriu anti-integrim! A Keni dëgjuar Ramen, qe sa here shkel Kushtetutën apo bën gati Koncesionin e radhës fillon e flet për Integrimin Evropian dhe për Negociatat? Fillon zbulon armiqtë dhe miqtë e Integrimit. Po kush me mire se Rama mund ta beje këtë? Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale. Për te freskuar memorien e te gjithëve ndiqeni VIDEON, qe tregon se si Rama bllokoi për tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit te vendi Kandidat te Shqipërisë vetëm e vetëm për një cope Kryetar Qarku ne Fier.


/Ora News.tv/