Lerda e thotë troç: Mala u la jashtë nga presidenti Demi

Lerda e thotë troç: Mala u la jashtë nga presidenti Demi

Partizani "arratiset" në krye të Kategorisë Superiore pas fitores 1-0 me Laçin.

Të kuqtë e shikojnë tashmë vetën në kuotën e 25 pikëve, 4 më shumë se ndjekësit dhe për trajnerin, Franco Lerda është diçka e mirë.

Gjithsesi, italiani qëndron me këmbë në tokë, teksa zbulon se qëndrimi jashtë i Malës është vendim i presidentit, Gaz Demi.

Festimi i golit me Asanin

Lerda: Zërat vijnë nga jashtë, por Asani e di se si të gjithë të tjerët kam respekt dhe jam i lumtur për të e të gjithë djemtë. E di që ka nervozizëm me raste nga puna, por mbaron gjithçka pas gjestit.

Nëse fitorja vret kampionatin?

Lerda: Jo, në mënyrën absolute. Kampionati është i vështirë. Laçi ishte skuadër që vinte pas disa fitoresh, për ne ishte e rëndësishme. Përtej fitores duhej të komplimentoj djemtë se bënë mirë, e vetmja keqardhje është që duhej ta mbyllnim më parë ndeshjen, por kemi bërë mirë.

Zëvendësimet?

Lerda: Para çdo ndeshje kemi taktikë parimore, por gjatë ndeshjes nuk mund të parashikohen ndryshimet. Asani më kërkoi zëvendësim dhe Kordeiro ishte i lodhur, në fund zgjodha Bitrin për centimetra më shumë se na duheshin.

Mungesa e golave?

Lerda: Mund të përmirësohemi, punojmë për këtë, për të përmirësuar lëvizjet teknike, duhet durim e besim. E rëndësishme është të krijosh kushtet për gol, se pastaj raporti me golin përmirësohet, por duhet të jemi më cinikë.

Moduli i lojës me 4 në mbrojtje?

Lerda: Kemi luajtur ndeshje të tjera të mira, kjo është ndër më të mirat. Pastaj se si luajmë, sipas meje kanë më shumë rëndësi parimet e lojës sesa sistemet apo skemat e lojës. Ne mund të luajmë mirë në të dy mënyrat, kemi bërë mirë edhe me 3-5-2. Luajmë kështu se dua të shfrytëzoj potencialin ofensiv dhe njerëzve me kualitet, nuk jemi aq selektiv sa për të pasur vetëm një sistem loje, punojmë që të kemi më shumë se një sistem.

Situata e Malës?

Lerda: Mala është në një situatë të qartë, klubi me në krye presidentin Demi ka vendosur që të qëndrojë jashtë. Janë vendime të tyre, kur të më thonë, nëse ma thonë, unë do ta marr në stërvitje dhe nëse e meriton luan, gjithçka këtu," tha Lerda pas takimit të "Elbasan Arenës".


EMISIONET