Trajneri i Partizanit, Franko Lerda ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së javës së 8-të të Kategorisë Superiore kundër Vllaznisë. Në fjalën e tij, italiani analizoi kundërshtarin, mungesën e tifozëve të kuq në shkallët e "Loro Boriçit" dhe përplasjet me Hakaj.

Sfida ndaj Vllaznisë?

Lerda: Kam parë shumë mirë lojtarët mi. Skuadra ka treguar një kondicion të mirë gjatë kësaj kohe. Luajmë në një stadium shumë të bukur dhe në një fushë të mirë. Do të luajmë përballë një kundërshtari që sapo ka ardhur në Kategorinë Superiore dhe është i rreshtuar mirë taktikisht. Ndeshjet që ka bërë këtë javë kanë qenë të mira. “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për të bërë një ndeshje të mirë.

Mungesa e tifozëve të Partizanit?

Lerda: Nuk do të kemi tifozët në një ndeshje kaq të rëndësishëm dhe e dinim pas vendimit të Komisionit të Disiplinës. Na vjen keq por do të mundohemi të luajmë edhe për ata.

Reparti që po punoni më shumë?

Lerda
:Ne punojmë në të gjithë repartet dhe do të vendosim nëse luajmë me 3 apo 4. E kemi nisur me 3 dhe tani luajmë me 4 por mendoj se repartet janë të konsoliduar në çdo repart. Vetëm Mala ka ndryshim.

Pauza e kampionatit?

Lerda: Gjatë kësaj periudhe kemi punuar me një grup të pakët lojtarësh pasi shumë kanë qenë me skuadrat. Sot vjen edhe Brown por më vjen mirë që edhe Trashi shënoi në debutimin e tij dhe për këtë jam kënaqur shumë. Kanë qenë paraqitje pozitive sidomos për Trashin me paraqitje shumë të mirë. Edhe paraqitja e Malës ishte pozitive.

Ndryshime në formacion?

Lerda: Mund të ketë ndryshime dhe sot mund të fiksoj formacionin. Kam dilema në mesfushë por edhe ata që do të luajnë do të shohim. Nuk kemi një numër 2 të mirëfilltë. I vetmi lojtar i atij pozicion është Idrizi por Mala e bën shumë mirë rolin e mbrojtësit kur luajmë me 4.

Mbrojtja e Vllaznisë?

Lerda: 
Është një skuadër që ka pësuar vetëm 3 gola dhe ka një mbrojtje kompakte. Ne krijojmë dhe duam të bëjmë mirë, të mos jemi egoistë dhe të shfrytëzojmë momentet duke shënuar gola. Pjesa tjetër mbetet si do të zhvillohet loja.

Tensioni në skuadër dhe Hakaj?

Lerda: Mendoj se e keni parë gabim pasi kemi skuadër të qetë. Ndonjë koleg i juaji që vjen dhe sheh diçka por ne kemi marrëdhënie të mirë dhe punojmë si një familje e vërtetë dhe grup. Siç e kam thënë këto javë, e përgatis skuadrën për të hyrë në fushë për fitore. Këtë do të kërkojmë sepse në drejtimin e çdo skuadre kam zbritur në fushë për maksimumin. Se si zhvillohet ndeshja, mbetet për t’u parë por ne përgatitemi për maksimumin.

Këshillë për futbollistët e kombëtares?

Lerda:
Të vazhdojnë kështu dhe për më tepër të shënojnë gola. Ka ndeshje me Francën dhe nëse shënon do të jetë më e mrekullueshme.

A ka Trashi rritje?

Lerda: Trashi është ndër më të rëndësishmit dhe po tregon maksimumin. Sikur 1% të kisha ndikuar unë në formën që po kalon do të isha i kënaqur dhe performacën e tij e ka vlerësuar edhe Edi Reja duke e aktivizuar titullar, "-përfundoi Lerda.

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit është programuar për tu luajtur nesër në orën 19:00.

/Ora News.tv/