Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë pasditen e sotme (21 shtator) pak para orës 16:00. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët. E dyta ishte 10 minuta me pas, 5.3 ballë. E treta në 18:10, 4.2 ballë. 105 persona në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale.

Ora 22:33 Ministria e Financave: Kemi fondet e nevojshme për situatën

Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se disponon të gjithe fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore si tërmeti i sotëm.

"Si institucioni që ka në varësi Inspektoriatin Shteteror të Mbikqyrjes së Tregut, MFE po koordinon gjithashtu me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për për të bërë verifikimin e gjëndjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti.

Një informacion më i detajuar për trupat e autorizuara që kryejnë verifikimin e plotë të ashensorëve gjendet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut ëëë.ishmt.gov.al si dhe mund të shkruani për rastet emergjente dhe për cdo problematikë tjetër lidhur me ashensorët në adresën [email protected]" .

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë thotë se dhe strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin të gjithë situatën në kohë reale.

"MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren për t'u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore.Edhe pse keto struktura po evidentojne dëmet në terren është ende herët për të llogaritur efektet financiare të këtyre dëmeve".

21:58 PS mbledhje emergjente grupi

PS do të zhvillojë nesër në 11:00 mbledhje emergjente grupi në sallen e Grupit Parlamentar në Kuvend ku do të marrin pjesë edhe Ministrat edhe Kryetaret e Bashkive.

Ora 21:16  Ngrihen 6 pika emergjence në kryeqytet

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave te emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Pikat e Emergjencave dë të jenë në:

1- Rr. "3 Deshmoret", Yzberisht;

2- Liqeni i Thate;

3- "Bulevardi ri", Kashar;

4- Stadiumi "Dinamo";

5- Kisha ne Rr. "Don Bosko";

6- Shkolla "Betim Muco",

Kombinat.

Ora 21:09- 105 qytetarë morën ndihmë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë thotë se vijon gatishmeria e ekipeve mjekësore në spitalin e Traumes, në QSUT dhe ne spitalin e Durrësit. Në këto spitale kanë marrë sherbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga termeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në spitalin e Traumës.

Pjesa me e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 10 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 5 qytetarë në spitalin e Durrësit. Spitalet janë në gatishmëri të plote, me staf të përforcuar mjekësor. Ministrja Manastirliu deklaroi se është vënë në zbatim plani i gatishmërisë për rastet e emergjencave.

Ora 21:15 Edhe burgjet në gjendje gatishmërie nga tërmeti

Ora 21:07 Dëmtime të vogla në shkolla nga tërmeti, mësimi do vijojë normalisht

 Ora 20:29 Banorët e Ndroqit braktisin shtëpitë, do kalojnë natën në rrugë

Ora 20:25 Rama anulon udhëtimin në New York mbledh qeverinë në mesnatë

Ora 20:17 Ja sa banesa dhe pallate u dëmtuan nga tërmeti

Ora 19:31 Meta njihet me pasojat e tërmetit në Durrës, apelon qytetarët për qetësi

Ora 18:50: Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pritet te dale ne nje konference per median ne oren 19:30  

Ora 18:10 Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë. Sipas IGJEUM, termeti ishte 4.2 ballë, me epiqendër 12 km në veri të Durrësit.

Tërmeti më i fortë në 30 vite

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa. 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 68 qytetarë.

53 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç. Aktualisht në spital janë 21 pacientë. 

Manastirliu: Aktualisht te Trauma janë 21 qytetarë. Nga momenti i tërmetit janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbim dhe janë larguar. Situata është e qetë.


/Ora News.tv/