Humbja turpëruese 4 me 1 kundër Watford duket se ka lëkundur jo pak pozitat e Antonio Conte tek Chelsea.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, kjo disfatë nuk është kapërdirë mirë nga drejtuesit e Bluve të Londrës, të cilët pas takimit të "Vicarage Road", janë futur në merkato, këtë radhë jo për lojtarë, por për një trajner.

Sipas "Goal.com" në krye të listës së dëshirave të manjatit rus Roman Abramovic qëndron Luis Enrique.

Ish-trajneri i Barcelonës është pa ekip prej një viti, dhe pritet t'i pëlqej një aventurë në Premier League-n angleze.

47 vjeçari nuk është i vetmi në listën e kampionëve në fuqi të Anglisë. Nëse do të dështonte pista Enrique, Mauricio Sarri dhe Leonardo Jardim do të ishin alternativat e tjera që në sezonin e ardhshëm do të drejtonin në "Stamford Bridge".

/Ora News.tv/