Ky është Zef Bala. Në Porto Romano, ai ishte më i prekuri nga dëmet.  “Shtëpia” e tij, nëse mund të quhet e tillë pasi është në ndërtim e sipër, ishte shumë e rrezikuar.

Themelet i kanë mbetur në ajër nga tërmeti. Historia e tij është e ngjashme me kalanë e Rozafës.

Dy shtëpi të tjera para saj të cilat i kishte ndërtuar vetë, të dyja i ishin shembur.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pa nga afër situatën. Ai thotë se kjo është një dramë që duhet zgjidhur dhe do të zgjidhet.

/Ora News.tv/