Lega përfshihet nga skandali/ Rusia financuese e fushatës elektorale europiane

Lega përfshihet nga skandali/ Rusia financuese e fushatës elektorale

Vetëm pak ditë pas vizitës zyrtare të Presidentit rus  Vladimir Putin në Romë, debate të forta politike kanë përfshirë politikën italiane e në veçanti një nga forcat e koalicionit qeverisës të ekzekutivit Conte.

Partia e djathtë "Lidhja" e Matteo Salvinit është përfshirë gjatë orëve të fundit në një skandal mediatik publikuar fillimisht nga portali anmerikan Buzzfeed e cili zbardh lidhjet e kësaj force politike me Rusinë e Vladimir Putin.

Portali amerikan ka publikuar regjistrimin e një audio, që vërteton se Partia “Lidhja” ka marrë financime sekrete nga Rusia.

Regjistrimi audio i datës 18 tetor 2018 zbardh një bisedë të zhvilluar në hotel Metropol të Moskës, mes legistit Gianluca Savoini , kryetar i shoqatës Lombardia-Rusia e disa rusëve ku bisedohet për strategji anti europiane e afera biznese në sektorin e natës, si dhe në arritjen e një marrëveshje me financim rreth 65 milionë dollarë për “Lidhjen”.

Sipas Buzzfeed, rusët e pranishëm në bisedë janë mjaft pranë salloneve politike të Kremlinit.

Nuk dihet se kjo marrëveshje është realizuar o jo, por ky registrim audio ka tronditur jo pak  politikën italiane.

"Nuk kam marrë asnjë rublo, asnjë euro, asnjë dollarë e as një litër vodkë nga  Rusia",është përgjigja e dhënë nga lideri e zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini. “Do të denoncoj të gjithë ata që më përfshijnë mua e Lidhjen, në këtë ngjarje", tha ai.

Regjistrimi audio përkon në të njëjtën ditë me vizitën e Matteo Salvinit në Moskë, ku është takuar me disa sipërmarrës të rëndësishëm rusë.

Portali anerikan Buzzfeed zbardh se në këtë vizitë zëvendës kryeministri italian ka qenë i shoqëruar dhe nga kryetari i shoqatës Lombardia Rusia, zëri i të cilët është në regjistrimin audio.

Ky i fundit para kthimit në Itali ka publikuar në Twitter një fotografi nga aeroporti rus.

Në përgjimin audio legisti Gianluca Savoini shprehet në gjuhën angleze se “në maj do jenë zgjedhjet europiane e po përpiqen ta ndryshojnë Europën"  "Duam, thotë ai, një Europë të re, që duhet të jetë pranë Rusisë, pasi kërkojmë rimarrim sovranitetin tonë.'

"Salvini, shprehet zëri në audio, është i pari që kërkon ndryshme në Europç, së bashku me aleatët tanë austriakë e hungarezë".

Ndërsa rusët  komentojnë në bisedë  se " Salvini është Trumpi europian".

Sipas portalit amerikan biseda e zhvilluar në një nga sallat e hotelit historik të Moskës, ka vazhduar më tej me mundësinë e një financimi fondesh për “Lidhjen” deri në 4% të një furnizimi me naftë nga një shoqëri ruse për llogari të kompanisë italiane Eni. Kjo e fundit ka përgënjeshtruar çdo lidhje të saj me këtë ngjarje.

Të menjëhershme kanë qenë replikat e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë protestuar sot në parlament me parrulla ku lexohet 49 milionë euro e 65 milionë euro

Zëvendës kryemistri e lideri i 5 Yjeve, Luigi Di Maio ka komentuar se "Italia është një vend autonomia e kush kandidon për ta përfaqësuat duhet të mbroj interesat e Italisë e jo të vendeve të tjera."

EMISIONET