Lefter Maliqi: Kemi parë deputetë trafikantë droge dhe kryebashkiakë përdhunues

Lefter Maliqi: Kemi parë deputetë trafikantë droge dhe

Deputeti Lefter Maliqi i ftuar në studion e "360 gradë" denoncoi se ka deputetë trafikantë droge dhe kryebashkiakë përdhunues.

"Nga 2013 e deri tani populli shqiptar ka parë me figurë dhe me zë deputetë të prangosur si trafikantë droge, vrasës të arrestuar me të shkuar kriminale. Kemi pasur kryebashkiakë përdhunues, trafikantë dhe vazhdojnë të jenë akoma nga kjo maxhorancë. Kemi ngritje të zërit dhe themi të bëhet testi i drogës në politikë. Kur përdoruesit e drogës janë në qeveri, parlament e pushtet, cfarë do kërkosh të pushtosh krimin?!  Dhe tani që po flasim të vesh në Krujë, Fier, Tepelenë, Ballsh vazhdon mbjellja e drogës. Po nuk deshi drejtori i policisë, shefi i komisariatit nuk mund të mbillet drogë. Ne kemi një aktrim të bukur të  kësaj politike. Më vjen keq që jam pjesë e atij parlamenti dhe jemi deputetë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga populli dhe shohim show. Këtej kapen drogë, kontenierë, vrasje gjithandej ndërsa qeveria bën show me Komisionin e Venecias, merren me presidentin për të mbuluar krimet dhe zullumet."   

EMISIONET