Le ta marrë më mirë SHBA ose Europa drejtimin e shtetit shqiptar
Le ta marrë më mirë SHBA ose Europa drejtimin e shtetit shqiptar se shqiptarët nuk dinë, nuk duan dhe nuk munden.
Dëgjo parlamentin, dëgjo qeveriun, dëgjo opozitën, dëgjo analistët, dëgjo presidentin të gjithë thonë:
Sipas orientimeve dhe detyrave që na kanë përcaktuar partenerët tonë strategjik Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne po zbatojmë ...
Prap përsërisin, sipas BE dhe SHBA . . .
Ore karagjozë dhe rrupatëlli politike dhe administrative dhe mediatike!
E vetmja gjë që dini të bëni është të rrupatni si të pangopur e të bëni veç zullume për atë vend, mos rrini duke thënë Bashkimi Europian dhe SHBA se nuk keni asgjë të përbashkët me ta, por veç se i përdorni si vitrina për të vjedhur magazinën, pasurinë publike dhe xhepat e njërëzve.
Merrni cfarë keni vjedhur dhe largohuni duke ja lënë Europës ose SHBA të drejtojë shtetin shqiptar! Ju dhe shqiptarët në përgjithësi nuk janë të aftë të bëjnë shtet të së drejtës. Do të jetë më mirë edhe për shqipëtarët sëpari, edhe për BE dhe SHBA ta administrojnë ata Shqipërinë.
/Koment ne facebook/