Laporta ka një dëshirë, projekton lojtarin e Barcelonës si president të klubit

Laporta ka një dëshirë, projekton lojtarin e Barcelonës si

Ish-presidentit i Barcelonës, Joan Laporta shprehet se njeriu i duhur për tu bërë presidenti i katalanasve në të ardhmen është mbrojtësi aktual, Gerard Pique. Laporta shikon tek mbrojtësi spanjoll cilësitë ideale për ta bërë këtë detyrë me sukses.

“Nëse unë nuk bëhem president, nuk do të ishte keq nëse Gerard Pique do të më pasonte sepse unë e shoh atë si një person ideal. Ai e njeh klubin, është një tifoz i Barcelonë, është qendërmbrojtësi më i mirë në historinë e katalanasve dhe ka karakter dhe vullnet për të punuar. Pique ka treguar se është gati”, përfundoi Laporta.

EMISIONET