I deleguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak shprehet se të dyja palët janë të gatshme për vazhdimin e bashkëbisedimeve.

Pritet vetëm normalizimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 që të mundësohet dhe takimi fizik.

“Këtë radhë duhet që dialogun ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i zgjidhte një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura dhe do ta normalizonte atmosferën, jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe në tërë rajonin” - shprehet Lajçak.

Në një intervistë për mediat malazeze, ai deklaron se është në kontakt të vazhdueshëm me ty dyja palët dhe se pret një fillim të shpejtë të dialogut mes tyre.

“Duhet marrë parasysh edhe kalendarin politik në Serbi dhe gjendjen politike në Kosovë rreth qeverisë, por faktor kryesor është gjendja epidemiologjike, e cila duhet të na e mundësojë takimin” - ka thënë Lajçak.

/Ora News.tv/