Përzgjedhësi i Islandës në futboll, Lars Lagerback, thotë se fitorja ndaj Shqipërisë erdhi falë fatit më të madh që pati skuadra e tij. “Shqipëria e tregoi edhe një herë se është një skuadër e fortë, kjo pavarësisht humbjes së sotme, e cila erdhi edhe si pasojë se kundërshtarit tonë i mungoi fati”. “Terreni u rëndua shumë dhe kjo gjë e bëri shumë të vështirë zhvillimin e lojës. Arritëm të shënonim një gol të bukur, i cili na dha edhe fitoren, nga një lojtar që unë mund ta quaj një ‘top-lojtar’”. “Dua të shtoj se grupi ynë është ende i hapur dhe do të zhvillohet një luftë e vërtetë sportive pasi ka skuadra që kanë kualitet në përbërje të tyre, ku natyrisht edhe Shqipëria nuk mbetet pas”, ka thënë Lagerback pas takimit të mbrëmshëm.

/Ora News.tv/