Lady Gaga i ka dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve nëse është shtatzënë. Në një postim në Twitter këngëtarja u shpreh se nuk është në pritje të një fëmijë, por dha një lajm të mirë për fansat.

"Thashetheme se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me # LG6,"-shkroi ajo.

"LG6" është shkurtesë e "Lady Gaga 6", që i referohet albumit të gjashtë solo të këngëtares.

Nuk dihet ende data e publikimit të ri të albumit të Lady Gaga.

Ndërsa deri tani ka hedhur në treg 5 albume: The Fame (2008), The Fame Monster (2009), Born This Way (2011), Artpop (2013) dhe Joanne (2017).

/Ora News.tv/