Që pas performancës së Lady Gagas dhe Bradley Cooper të "Shallow" në Oscar, lindën thashethemet se ata ishin bashkë.

Mediat raportuan se Gaga ishte arsyeja e ndarjes së Cooper nga Irina Shayk. Dhe tani mediat rozë shkruajnë se këngëtarja po jeton me regjisorin e filmave.

Ylli i muzikës shkoi të jetonte me Cooper vetëm pak kohë pasi ai u nda nga supermodelja Shayk.

“Ajo tashmë ka zhvendosur rrobat e saj në apartamentin e Bradley,”-tha një burim. “Nuk ka dyshim se janë të dashuruar.”

Edhe pse jetojnë nën një çati, mendojnë se ende nuk është koha e duhur për të bërë plane rreth martesës.

“Ata ndjejnë se janë shumë në qendër të vëmendjes dhe nuk duan që vëmendja të shtohet nga një dasmë tani,”-shtoi burimi.

Gaga dhe Cooper nuk e ndjejnë se është momenti për të bërë njoftim publik në lidhje me statusin e marrëdhënies së tyre.

“Gjithashtu e dinë se çfarë ndjejnë për njëri-tjetrin dhe kjo ka rëndësi,”-thekson burimi. “Nuk kanë nevojë ta bëjnë zyrtare.”

/Ora News.tv/