Laboratori i drogës në Has, Policia thirrje medias: Kujdes! Të mos cenohet siguria e efektivëve

Laboratori i drogës në Has, Policia thirrje medias: Kujdes! Të

Ndërkohë që mediat dhe portalet po "gëlojnë" me lajme rreth laboratorit të drogës të kapur në një fshat të Hasit, Policia e Shtetit kërkon nga mediat që të jetë e kujdesshme me raportimet dhe për të mbrojtur sigurinë e efektivëve të policisë.

"Për shkak se operacioni i Policisë së Kukësit për goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk është përfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurinë e efektiveve te Policisë të përfshirë në aksion, i kërkojmë medias të jetë e matur ne raportime. 

Siç kemi njoftuar me herët, ne  ditët në vijim,  Policia, Prokuroria dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese do të kenë një dalje te përbashkët për të bërë publike detaje nga operacioni", thuhet në reagim.

Më herët gjatë ditës, u njoftua se është zbuluar një laborator droge në një fshat të Hasit, ku është gjetur heroinë, kokainë dhe opium.

 

EMISIONET