Ky është shqiptari i vrarë në burgun grek

Ky është shqiptari i vrarë në burgun grek

Ky është shqiptari i vrarë në një burg grek, i dënuar nga autoritetet greke për një sërë veprash penale.

I ndjeri është Albert Bako, i cili kishte plagosur 14 persona në një bar në vitin 2014, ndërsa akuzohet edhe për vrasjen në tentativë të avokatit Giorgos Antonopoulos dhe u akuzua si nxitës i vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos.

Raportet e hershme tregojnë se i burgosuri shqiptar ishte transferuar kohët e fundit për në burgun Koridallos nga burgu Chania, teksa pritej të fillonte procesi gjyqësore për vrasjen e  Zafiropoulos.

Mediat greke shkruajnë se Bako ka pasur shumë armiq dhe vrasja është më shumë një kontratë vdekjeje. Kjo bazohet në faktin se vrasja e përgjakshme nuk ishte aksidentale, por e organizuar.

EMISIONET