Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji, dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese

Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji, dy anëtaret e reja të Gjykatës

Me 105 vota pro, Parlamenti zgjodhi Elsa Toska dhe Fiona Papajorgjin për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë votim Gjykata Kushtetuese shkon në 5 anëtarë, pas zgjedhjes së Besnik Muçit dhe emërimit automatikisht të Arta Vorpsit,  duke bërë të mundur funksionimin e Dhomës së Këshillimit. Pavarësisht debateve me Presidentin, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shpjegoi se procedura e ndjekur nga Kuvendi është e bazuar në ligj pasi ka marrë edhe opinionin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillit të Legjislacionit.

Gjykata Kushtetuese është kthyer në qendër të debatit mes mazhorancës dhe Presidentit. Për kreun e shtetit është parlamenti që duhet të votojë kandidatin e radhës dhe më pas ai brenda 24 orëve do të shprehet me dekret.

Por për kreun e Kuvendit, Kushtetuta është e qartë dhe për këtë ai ka marrë mendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe në Këshillin e Legjislacionit. Ndaj afati 30 ditor që kishte presidenti për tu shprehur ka kaluar dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet emri i parë në listë.

Ruçi: Nga lista paraqitur nga KED dhe që i është përcjellë seancës plenare për votim, kandidatja e parë në listë, Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur e emëruar për vendin vakant të shpallur nga Presidenti në 4.3.2019 pas plotësimit të afatit 3 ditor nga data e paraqitjes së listës së KED në presidencë dhe në mungesë të ushtrimit të dekretimit, brenda këtij afati, vendimi i KED është botuar në fletoren zyrtare.

Si pasojë Ruçi ka kërkuar votimin e të vetmit emër të mbetur në listën e parë. Në votim Ruçi ka hedhur dhe listën e dytë.

Elsa Toska-105 vota pro, 2 kundër, 9 abstenim, 2 nuk kanë votuar.

Fjona Papajorgji -105 vota pro, 3 kundër, 8 abstenim, 2 nuk kanë marrë pjesë në votim

Në të dy kandidatet dhe opozita e re tashmë ka dhënë mendimin pro. Më herët në seancë plenare, kreu i parlamentarëve socialist Taulant Balla ka theksuar se vonesat janë të qëllimshme.

Balla: Presidenti i Republikës bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç sepse ai nuk ka hallin e afatit. Presidenti i Republikës ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me katër vetë sepse ka parë që e katërta e renditur është një person tek i cili ai ka besim. Presidenti i Republikës kërkon të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e Enkelejd Alibeajt.

LEXO EDHE:  Balla: Presidenti kërkon të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt

Me këtë votim Gjykata Kushtetuese shkon në 5 anëtarë duke bërë të mundur funksionimin e dhomës së këshillimit. Për shqyrtimin e dosjeve në seancë, gjykatës i duhen 6 anëtarë. Po ashtu për anëtarin e parë të zgjedhur nga presidenti, Besnik Muçi, është në shqyrtim prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e cilësoi si të rregullt procedurën për zgjedhjen e dy kandidaturave.

Deputeti Myslim Murrizi tha se ai dhe opozita janë dakord që të plotësohen vakancat, por jo me kandidatura që nuk janë pranuar në Shkollën e Magjistraturës.

Murrizi: Na keni sjellë tre individë që kanë konkrruar për  në shkollën e magjistraturës dhe asnjë nuk ka fituar. Këta që nuk kanë fituar në Shkollën e Magjistraturës janë të mençëm në Gjykatën Kushtetuese? Kush nuk vlerësohet nga KPK që avash po kthehet në KÇK dhe KPA, në tre kolonat e tij nuk e kalon vettingun. Këta që nuk fitojnë në konkursin e magjistratës vijnë dhe bëhen kupola më e madhe e sistemit të drejtësisë. Këtyre do ti drejtohet Kuvendi, qeveria, individët për çdo konflikt që bie ndesh me Kushtetutën.

LEXO EDHE: Ngërçi me kushtetuesen, Murrizi: Disa hajdutë të korrin jonxhë në Tërbuf

Kryetari i Komisionit të ligjeve Ulsi Manja shpjegoi procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave. Ai tha se nëse kalohet afati 30 ditë dhe Kuvendi, Presidenti dhe Gjykata e Lartë nuk japin një emër, atëherë përzgjidhet kandidati i parë në listë. 

LEXO EDHE: Manja: Ja si përzgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Hajdari kërkon ndërprerjen e seancës: Të bisedojmë me Presidentin

Ndërsa deputetja demokrate Rudina Hajdari kërkoi që të kishte një dialog me presidentin

Hajdari: Nëse vërtet duam ta kapërcejmë këtë konflikt, ta ndërpresim seancën të bisedonim me presidentin për këtë çështje. Presidenti të tregonte vullnetin se mënyra si po procedon nuk është për ndonjë preferencë, por është në fakt në mënyrë strikte, sepse KED ka shkelur procedurën për mënyrën si i ka çuar listat në KED. Nëse duam që të kemi një Gjykatë Kushtetuese me anëtarë që kanë dinjitet dhe integriteti i kësaj gjykatë mos cenohet, ne duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët për të mos krijuar një precedent.

EMISIONET