Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat në Maqedoninë e Veriut, Rama: Shumicë ishin shqiptarë

Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat në Maqedoninë e

Ka nisur me 1 minutë heshtje Kuvendi i Shqipërisë, në nder të viktimave nga aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut.

Ruçi: Të gjithë jemi njohur me një ngjarje tragjike të një aksidenti në Gostivar, ku kanë humbur jetën 15 qytetarë të Maqedonisë. Për të nderuar dhimbjen dhe për tu gjetur familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre ftoj kuvendin të mbajë 1 minutë heshtje.

Fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e nisi me ngushëllimet për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa teksa theksoi se shumica janë shqiptarë, Rama garantoi se do të bëjë pjesën që i takon qeverisë shqiptare.

Rama: Zia e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë në vetëdijen tonë peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët. Një fat i përbashkët, i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me ratifikimin e protokollit të aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Numri tronditës i viktimave dhe i të plagosurve në aksidentin tragjik, për koincidencë më së shumti shqiptar na i bën sot edhe emocionalisht shumë më të prekshme afërsinë e lidhjes sonë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Kjo lidhje e veçantë historike dhe politike gjen mishërim në aktin e votimit të sotëm unanim të Kuvendit. Ne jemi pranë shpirtërisht  të gjitha familjeve të prekura nga tragjedia dhe do të bëjmë patjetër që na takon, me përpjekjen solidare për të lehtësuar dhimbjen e madhe.

Edhe kreu i PD, Basha shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit.

Basha: Dua ti drejtoj familjarëve të viktimave në emrin tim dhe të PD, ngushëllimet më të ndjera. Zoti ju lehtësoftë dhimbjen.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me rastin e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

EMISIONET