"Kushtetuesja kusht", Meta: Boll jemi krrusur, s'mund të rrëzohemi përtokë deri në pranverë

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta nuk la pa kujtuar se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është bllokuar qëllimisht për dy vite.

Ai kujtoi edhe njëherë diplomatët e korruptuar që sipas tij shkelën mbi marrëveshjen që Kushtetuesja nuk do të rrinte bosh asnjë ditë të vetme.

Meta specifikoi se bllokimin e Kushtetueses nuk e solli vettigu.

Nga ana tjetër, Kreu i Shtetit kujtoi se ngritja e kësaj gjykate është dhe kusht i Bundestagut gjerman për negociatat, duke theksuar se nuk kemi nge të rrezohemi përtokë nga kushtet e BE deri në pranverë.

Ilir Meta: Të ndërtosh një proces kaq me shumë probleme për faj të kryetarit të KED dhe parlamentit, të përpiqesh ta banalizosh me histori të tillla. Gjykata Kushtetuese asnjëherë nuk duhet të kishte qenë asnjë ditë e mbyllur dhe bosh siç ka ndodhur dhe kjo ka ndodhur qëllimisht.Ua kam thënë njëmijë herë dhe disa diplomatëve të korruptuar që thoshin se më mirë pa Gjykatë Kushtetuese, u kam thënë se kemi bërë marrëveshje kur kemi vendosur që edhe Gjykata Kushtetuese të vendoset në vetting. Marrëveshja ka qenë që asnjë ditë Shqipëria nuk do të ngelet pa Gjykatë Kushtetuese funksionale. Mund të kishte një vakancë, dy vakanca, por jo zero anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe anëtarja që rri atje, rri të mbajë hapur derën e institucionit se ka tre vjet që i ka mbaruar mandatit. Nuk ka ndodhur prej vettingut, por se në krye të KED duhet të vinte një ushtar i verbër i partisë. Në shortin e parë të KED në 2017 nuk u pëlqyen emrat. E dyta në 2018 e njëjta gjë.Duhet të vinte një ushtar i partisë që në kundërshtim dhe me statusin që ka bën lojëra të tilla personale që vendos në pozitë Presidentin e Republikës, kryetarin e Shtetit, Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kryetarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që o të shkelë Kushtetutën me pahir ose me lojëra të tilla të turpshme që as ca fëmijë rrugaçë nuk i bëjnë ti rrëmbejnë kompetencën kushtetuese në mënyrë mafioze.

Nëse këta zotërinj mendojnë se do të bëjnë drejtësi në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se kur bëjnë këto lojëra me presidentin  mendo se çfarë bëjnë me ata hallexhinjtë e Unazës së Re që do kenë procese gjyqësore, gjithë ata që do kenë probleme me Korporatën e Investimeve. Presidentit ja bëjnë këto dëme, por del këtu para jush dhe flet.I ftoj të gjithë të bëhen të përgjegjshëm, të mos e marrin si lojë të lehtë se në këtë mënyrë ja kanë shtuar kushtet Shqipërisë. Nëse duan të vazhdojnë konflikte të tilla, ti përshkallëzojnë për fat të keq do ja shtojnë dhe më tej kushtet Shqipërisë gjatë këtij dimri. Boll jemi krrusur nga kushtet, nuk kemi nge të rrëzohemi përtokë fare deri në pranverë.


EMISIONET