Kush e këshilloi Metën? Rama bën ironi tregon filxhanin: Ja! O Zot o Zot!

Kush e këshilloi Metën? Rama bën ironi tregon filxhanin: Ja! O

Në përgjigje të Presidentit Ilir Meta se mazhoranca po shkon drejt zgjedhjeve imagjinare, Kryeministri Rama është shprehur i vendosur, madje ka përjashtuar çdo mundësi që ky proces të shtyhet pas datës 30 qershor.

Në takimin me banorë të njësisë dy në Tiranë, Rama shprehu domosdoshmërinë e të pasurit një proces korrekt, ndërsa ata që nuk janë pjesë kanë kryer vetëvrasje politike sipas tij.

Në tryezë ku po konsumohej dhe kafja e mëngjesit, kryeministri nuk mund të mos bënte ironi me kundërshtarët politikë por dhe me presidentin, Ilir Meta për të cilin la të kuptohet se ishte këshilluar nga kryetarja e LSI-së për të firmosur dekretin për anulimin e 30 qershorit.

Me një socialiste të ulur në tryezë Rama bëri sikur po lexonte filxhanin. Në fjalimet e tij politike të kohëve të fundit Rama i drejtohet kryetares së LSI-së me epitetin "fallxhorja".

Rama nis e shikon filxhanin dhe komenton: "Bashkohen dy rrugë që ecin paralele  dhe bashkohen në fund. Në fund të rrugës mbetet një I prapa, është me kokë lart me pikë poshtë".  

"O Zot! o Zot!" komenton Rama ndërsa të tjerët qeshin.

"Dike të lexosh" i thotë një mbështetëse socialiste duke qeshur. Në replikë Rama i thotë: "Unë piktor jam, me zhgarravina merrem gjithë ditën. Nuk është puna ta lexosh por ta intepretosh. Monika e interpreton. "   

Rama kërkoi që nisma për shkarkimin e Presidentit Meta të shkojë deri në fund, në kushtet e shkeljes së Kushtetutës. 

Edi Rama: Vaso, si po shkon komisioni për presidentin, je aty?

Vasilika Hysi: Nesër kemi raportin dhe më pas ia dërgojmë seancës dhe e vendos seanca datën.

Edi RamaDuhet çuar deri në fund ai proces sepse kjo është një hata kushtetuese dhe institucionale që.


Rama rezervoi edhe një ironi për Presidentin se kush e ka këshilluar për të marrë vendimin e anulimit të zgjedhjeve.

Vasilika HysiËshtë hera e parë dhe është një proces që nuk ka ndodhur në parlament dhe po të shikosh arsyetimin që ka bërë për çdekretimin të vjen rëndë nga ana ligjore. Megjithatë jemi detyrur ta shqyrtojmë sepse brezat në fakt do na gjykojnë. Brezat do e gjykojnë. Nuk e di kush e ka këshilluar. E kanë këshilluar gabim

Edi Rama tregon filxhanin: "Ja  ... ja ku është. Kushtetuta si happy summer, tigani sipër edhe o Zot!  


Edhe pse na ndajnë vetëm 5 ditë nga 30 qershori, asnjë nga palët nuk lëshuar nga qëndrimet e tyre.


EMISIONET