Kurti për qeverinë Hoti: Kushtetuesja të punojë me qetësi për një vendim profesional

Kurti për qeverinë Hoti: Kushtetuesja të punojë me

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha sot se Gjykata Kushtetuese duhet të lejohet të punojë në qetësi lidhur me çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë Hoti.

Kurti pas vizitës në Aviacionin Civil të Kosovës u shpreh se Gjykata Kushtetuese i ka aktgjykimet e saj nga rastet e mëhershme, ekziston përvoja dhe praktikat e mëhershme dhe se duhet të lejohet të punojë në qetësi.

“E kemi Kushtetutën tonë dhe të punojë në qetësi për vendim profesional”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

EMISIONET