“Sot u takova me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett”, ka shkruar Albin Kurti.

Ai në rrjetin social Twitter ka treguar se çfarë qëndrimi ka mbajtur para Richard Grenell, emisar i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, të cilin e ka takuar të mërkurën.

“E falënderova z. Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’së në Kosovë, në kohë lufte e në kohë paqeje. Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka treguar Kurti.

/Ora News.tv/