U asfiksua dhe u dogj, 2-vjeçari në Kurbin humb jetën pas zjarrit në banesë

U asfiksua dhe u dogj, 2-vjeçari në Kurbin humb jetën pas

Një moment pakujdesie është pasuar me humbjen tragjike të një fëmije dy vjeçar në Sanxhak të Kurbinit, i cili ka humbur jetën pas asfiksimit në kasollen ku ra zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të së premtes kur fëmija i familjes Çoku u largua nga nëna e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë ku po kujdesej për vajzën dhe nuk kishte dijeni që i vogli dy vjeçar ndodhej në kasollen ngjitur me banesën në momentin e rënies së flakëve.

Sapo ka konstatuar zjarrin ka njoftuar zjarrfikësit, të cilët pas ndërhyrjes kanë konstatuar trupin e pajetë të 2 vjeçarit, i cili mësohet se ka gjetur vdekjen nga asfiksia dhe djegiet që ka pësuar.

Të afërm dhe fqinj të familjes Çoku tregojnë tragjedinë dhe vuajtjen e kësaj familje.

Nga veprimet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një sobë me dru, të cilën familja e kishte vendosur në kasollen e pulave për tu ngrohur.


EMISIONET