Kukësit i mjafton Daku, i bashkohet Tiranës në krye

Kukësit i mjafton Daku, i bashkohet Tiranës në krye

Kukësi ka marrë një fitore të vuajtur në javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Nënkampionët në fuqi të vendit kanë fituar me shifrat 1-0 përballë Flamurtarit, rezultat që i ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 18 pikë.

Goli i Marlind Dakut i dha 3 pikët e radhës të besuarve të Shpëtim Duros, që kryesojnë klasifikimin së bashku me Tiranën, me kryeqytetasit që janë të parët për shkak të golavarazhit më të mirë.

Ndërkohë, Flamurtari vijon të zhgënjejë. Vlonjatët mbyllin klasifikimin me vetëm 3 pikë, duke komplikuar shumë fatet e tyre në tabelën e renditjes.


EMISIONET