Kukës, kufizohet qarkullimi makinave pranë shkollave, kundërshtojnë bizneset

Kukës, kufizohet qarkullimi makinave pranë shkollave,

Bashkia e Kukësit, ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në rrugët lidhëse me pesë shkollat e qytetit, me synim lehtësimin e lëvizjes së nxënësve dhe shmangien e aksidenteve

Por kjo masë  kundërshtohet nga bizneset që udhëtojnë aktivitet përgjatë këtyre rrugëve.

Ata thonë po penalizohen në një kohë kur edhe fuqia blerëse në Kukës është e ulët.

“Dy rrugë janë ose ti jap çelsat Safet Gjicit ose të zhbllokohet puna. Ne jemi të punësuar në biznes 3 anëtarë të familjes.”

Por në bashkinë e Kukësit, thonë se kjo masë ka si synim rritjen e sigurisë për nxënësit, pa penalizuar bizneset.

Granit Gjana, Drejtor i Kabinetit në Bashkinë Kukës: “Kemi marrë mesazhe pozitive për bllokimin që është bërë në këtë itinerar sepse ka qenë shqetësuese për sigurinë e fëmijëve.”

Ndalimi qarkullimit të automjeteve pranë shkollave është në fuqi nga e hëna deri të premten  nga ora 7:30 deri ne 14:00, që përkon me zhvillimin e procesit mësimor.

EMISIONET