Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.

Një 37-vjeçar ka humbur drejtimin e kamionit dhe ka rënë në liqen, duke gjetur vdekjen.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme (29 qershor).

“Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.” – njofton policia.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë nxjerrë trupin e tij pas disa orë kërkimesh.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të zbardhë dinamikën e aksidentit.

/Ora News.tv/