Kufizimi qarkullimit vetëm ne 8 orët e paradites ka sjellë vështirësi për të gjithë pacientet që duhet të kryejnë seancën e dializës.

Që prej pezullimit të transportit falas për këtë kategori dhe me situatën e Covid 19 në Shqipëri, marrja e shërbimeve mjekësore është bërë e vështirë.

Ky çift i të moshuarve ka dalë nga shtëpia herët në mëngjes dhe ka udhëtuar me transportin e stafit mjekësor drejt QSUT.

Por kjo thonë ata, nuk është e përhershme.

Përpara përhapjes së virusit vdekjeprurës në Shqipëri ata udhëtonin me taksi, por sot në kushtet kur qarkullimi është i kufizuar taksistet nuk i ofrojnë shërbim, me friken se mund tu heqin patentën.

Nga qeveria kërkojnë vetëm sigurimin e transportit për këtë kategori, ndërsa bashkëshorti i zonjës tregon vështirësitë qe kalon në çdo seancë dialize.

Të pafuqishëm dhe pa një transport të sigurt, ata lënë spitalin Nënë Tereza duke u nisur drejt stacionit më të afërt, me shpresën se urbani i stafit mjekësor do t'i pranojë përsëri për tu kthyer në shtëpi...

/Ora News.tv/