Kualifikueset e Europianit/ Grumbullohet kombëtarja e femrave, U-19 gati për turneun e Portugalisë

Kombëtarja shqiptare, U-19 e femrave, e drejtuar nga Maringlen Kule, do të marrë pjesë në muajin Tetor, në raundin kualifikues për Kampionatin Europian të Femrave, raund që do të zhvillohet në Portugali nga data 2 deri më 8 Tetor. Në këtë raund kualifikues do të marrin pjesë katër skuadra, Gjermania, Portugalia si mikpritëse e turneut, Azerbajxhani dhe Shqipëria.

19 vjeçaret e trajnerit Kule janë grumbulluar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit dhe stërvitjet do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal, ku do të kërkohet të kolaudohet skuadra përpara nisjes për në Portugali, që do të bëhet në datë 1 Tetor. Më datë 2 Tetor, në "Estádio Municipal de Fafe", Shqipëria do të luajë ndaj Gjermanisë në orën 17:00.

Ndeshja e dytë do të luhet kundër organizatorëve të Portugalisë, datë 5 Tetor në orën 17:00. Ndeshja e tretë dhe e fundit në këtë turne kualifikues është ajo kundër Azerbajxhanit dhe do të zhvillohet më datë 8 Tetor në orën 12:00. Në këtë “Qualifying Round” që zhvillohet në Portugali kualifikohen dy skuadrat e para në çdo grup eliminator.

Ky është grumbullimi i dytë për këtë vit për Shqipërinë e femrave U-19, pas atij të zhvilluar në fund të muajit shkurt, ku për katër ditë me radhë skuadra e Kules u stërvit në qytetin e Durrësit me synim krijimin e grupit për eliminatoret.

Lista e Shqipërisë së femrave U-19:




EMISIONET