Kthen ndërtesën në fabrikë kanabisi me vlerë 750 mijë paund, pranga 'shefit' shqiptar

Një burrë me origjinë shqiptare ka pranuar përfshirjen e tij në një fabrikë kanabisi në qendër të Gloucester, e cila mund t'i sillte atij deri në 750 mijë paund të ardhura.

Adeljan Oshafi, pa adresë fikse në Britani, u paraqit në Gjykatën e Cheltenham dje, duke veshur një xhaketë blu Adidas.

Shqiptari, 31 vjeç, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Policia bastisi ndërtesën të premten, duke zbuluar lëndën narkotike të mbjellë në dy kate. Policia mbeti në vendin e ngjarjes edhe të shtunën.

Prokurori Jeremy Oliver tha: "Fabrika përmbante 963 bimë me vlerë të rrugës potencialisht midis 250,000 dhe 750,000 paund.

"Ata vidhnin energjinë elektrike. Është një operacion i sofistikuar saqë nuk e kemi parë ndonjëherë".

Prokurori kërkoi që Oshafi të mos lirohej me kusht, pasi kishte rrezikshmëri për përfshirje në krime të tjera.

Avokati Helen Smith, tha se roli i klientit të tij në operacion ishte si 'kopshtar', që do të thotë një përfshirje e nivelit të ulët.

Ajo shtoi: "Klienti im nuk kishte asnjë ndikim në ngritjen e fabrikës".

Gjykatësi i qarkut, Joti Bopa-Rai mohoi lirimin me kusht të 31 vjeçarit.

Neim Bakia, një 23-vjeçar shqiptar pa adresë të caktuar, është akuzuar gjithashtu për prodhimin e kanabisit.

Ai u shfaq në gjykatë menjëherë pas Oshafit, por nuk bëri asnjë shfajësim.

Dy shqiptarët do të paraqiten në Gjykatën e Gloucester më 23 nëntor.


EMISIONET