Kryespiuni rus i zhgënjyer në Beograd

Kryespiuni rus i zhgënjyer në Beograd

Sergej Narishkin, shef i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Rusisë ka thënë i zhgënjyer në Beograd se, "Qeveria Rusia në mënyrë të ligjshme po e lut Beogradin që personelin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish t`ia japë statusin diplomatik".

Ai po qëndron në Beograd për të ashtuquajturën Ditën e Shërbimit Serb të Inteligjencës -BIA.

Duke dashur që ta nxisë Maqedoninë e Veriut për t'u kthyer nga Rusia, Narishkin ka thënë se "Vendimi i BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo vetëm që është i pashembullt, ai është edhe cinik në raport me vendet e Ballkanit".

Rusia, vazhdimisht është kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO, së këndejmi edhe kundër Maqedonisë Veriore. Putini u përpoq që ta ndalonte arritjen e marrëveshjes së ndryshimit të emrit të këtij shteti mu për shkak të pengimit të anëtarësimit në NATO.

Njëjtë veproi edhe në fund të vitit 2016 në Mal të Zi, kur dy pjesëtarë inteligjencës ruse kishin paguar çetnikë serbë nga Kosova që ta vrisnin Millo Gjukanoviqin, gjë e cila u parandalua dhe pikërisht Narishkin kishte ardhur personalisht në Beograd për t'i tërhequr zyrtarët rusë.

Serbia po vazhdon që të bashkëpunojë me Rusinë në sferën e Sigurisë, megjithatë Vuçiqi ende nuk ka vendosur që personelit Të QHRS në Nish t'ia jap statusin e diplomatëve. /RTK/

EMISIONET