Botohet në Fletoren Zyrtare lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës. 

Në renditjen e publikuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

Më pas në listë janë Fiona Papajorgji me 88.785 pikë, Elsa Toska me 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari me 82.000 pikë.

Ky  vendim  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në    pjesën    e    përcaktuar    për    Këshillin    e Emërimeve në Drejtësi.

/Ora News.tv/