Kryenin vjedhje dhe investonin në Shqipëri, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje dhe investonin në Shqipëri, arrestohen 3

Policia e Pordenone, në Itali ka vënë në pranga 3 shqiptarë, në akuzën e vjedhjes dhe krime të tjera të ngjashme, të kryera nga periudha para Krishtlindjes në provincat e Pordenonit dhe Trevisos.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptarë kanë arritur të plaçkisin rreth 2 milionë euro kesh, bizhuteri, ar .

Policia ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion të gatshëm për t'u përdorur gjatë sulmeve që i realizonin kryesisht në mbrëmje dhe natën nëpër shtëpi.

Gjithashtu policia identifikoi një sërë materialesh të vjedhura të transferuara në Shqipëri, nëpërmjet riinvestimit dhe riciklimit.

Falë operacionit pronarëve të ligjshëm të aseteve të vjedhura iu kthyen mallrat e tyre, vlera e të cilave shkonte në qindra, mijëra euro.


EMISIONET