Kryeministri sfidon Berishën: Sali e kalon dot oqeanin me dasht?

Kryeministri sfidon Berishën: Sali e kalon dot oqeanin me dasht?

Seanca e sotme e parlamentit ka qenë tepër e ndezur me akuza dhe kundër akuza. Në replikë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që ky i fundit i bëri në foltore. 

Madje me deklarët e tij la të nënkuptonte se Berisha nuk mund të shkonte në SHBA pasi i ishte ndaluar.

Edi Rama: "Saliu e nisi fjalën e tij e Amerikën dhe më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. Nuk i jam përgjigjur kurrë por sot do ti përgjigjem sepse kam unë pastaj një pyetje të drejtpërdrejtë për Saliun. Sali Abi Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrejt nga enti Rregullator i Bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere të jesh i sigurtë që mua nuk do më lejonin ta kapërceja më oqeanin. Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejt për ty. Sali e kalon dot oqeanin me dash? 

Hajde përgjigju. Me dash? Më bërë një pyetje të drejtpërdrejtë, ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejt për të bërë tani një pyetje të drejtpërdrejt, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që nuk do ta kapërceja dot oqeanin dhe jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, jo me kërkesën time sepse unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë.

"Sali oqeani nuk eshte Valbona" 

"Është shumë i gjerë dhe i thellë ai oqean Sali dhe ti mendove se gjithë jetën do ta kalosh detin në këmbë por oqeani nuk është Valbona, ku ti i dhe lejet për hidrocentralet dhe sot fshihesh si skuth sepse je ti që e shkatërrove Valbonën duke dhënë lejet për hidrocentralet dhe atyre tropojanëve të tu s'ke fytyrë t'iu dalësh përpara e tu thuash se jam unë autori i këtyre lejeve. Dhe leje për 15 hidrocentrale, nga të cilat ne mundëm të anulojmë 13 për të mos kaluar shkuar në arbitrazh për shkakun tënd Sali. Kështu që Oqeani nuk është Valbona dakord. Ju të tjerët jeni të mirëkuptuar. Juve hani përshesh, hani përsheshin e Saliut, keni lugën e Saliut, Lul lugën dhe juve në lugë jeni."

"Mos na kerceno me protesta qe te shkulin e ngulin"

Rama i beri thirrje Bashes te mos e kercenoje me protesta por të reflektojë

Edi Rama: Lulzim unë të kam thënë vazhdimisht, sepse ne komunikojmë dhe ti bën sikur nuk komunikon dhe nuk dëgjon, por ti duhet ta mësosh se qofte tek daja nuk ka.  Unë e di që Saliu të ka thënë 'sa të jetë Lala Gjoni hani pini e këndoni' por edhe Lala Gjonit iu mbyll rruga. Kështu që zbrit në tokë, ejani në vete, lërini këto historitë me protesta që do na shkulin e do na ngulin dhe hajdeni të kontribuoni për reformën zgjedhore dhe mblidhini rrypat për humbjen e qershorit se jua kam premtuar, në qershor jo që nuk do merrni asnjë nga bashkitë që nuk keni por në qershor do dorëzoni minimalisht bashkinë e Kukësit, minimalisht. Sepse Kukësin do ta drejtojmë ne, do ta bëjmë me aeroport, me stadium, do ta bëjmë me shumëçka tjetër që fatkeqësisht ju nuk e bëtë. Ju Kukësin e gjetët me flamur dhe e latë me shkop, pa flamur. Kukësit i latë shkopin këtu sollët flamurin. Me këtë do ta sjellësh Partinë Demokratike në pushtet ti? Apo me këtë Lala Gjonin këtu. Një mundësi ke të vish në pushtet , ta kam treguar, reflekto, këtu jemi.

Në mbyllje më shikoni dhe më bëni konstatime fizike. U skuqe, u zverdhe. Sali unë e di që më do dhe më sheh dhe fizikisht por hajd këtu er më thuaj: me dasht e kapërcen dot oqeanin?!

Replikon Sali Berisha: Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht ndër shalë në Berlin dhe nuk të dhanë asnjë takim. Kur unë u largova nga aktiviteti nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo ftesë nga çdo kush që më ka ardhur. Unë mësë shumti përfaqësoj zgjedhësit. I kam bërë të qartë se unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk kam pse të bëj udhëtim zyrtar. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, përfaqësoj veten time. Çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Kur të më teket Edi Rama. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk mund të arrish kurrë. Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz të një shqiptari. Ke filluar një lojë të madhe në kurriz të shqiptarëve. Ke nisur një lojë të madhe në kurriz të shqitparëve

Replikon Edi Rama: Nuk të pyeta a ke marrë ftesa. Duke menduar si ta japësh përgjigje pa dhënë përgjigje, bëre gabim the që unë nuk dal më jashtë shtetit për arsye pune. Po ti jo vetëm del jashtë shtetit por merr përkrah Fatmir Mediun, shkon në Bundestag dhe nuk lë llaf pa thënë për Shqipërinë. Ti jo vetëm del por nuk lë rast pa dalë jashtë shtetit. Nuk e diskutoj që për tu ka njerëz që kanë mall në të gjithë globin por të pyeta ti me dasht e kalon dot oqeanin apo jo?

Mënyra si ti më përgjigjesh ka një problem. The që ke nisur një lojë të rrezikshme. Madje më ngatërrove mua me Lulin. Për shumë kohë na kanë ngatërruar dhe mua më vjen mirë që na ngatërron akoma. Por është Luli që ka paguar para Sali përmes miqve rusë për të bërë fotografi. Dhe ti mos harro që akuza jote"

Deputetët e PD-së thërrasin nga salla

Rama bën me shenja: Shhhh... thhhhhh

Edi Rama: Akuza jote se unë paskam paguar 20 milionë dollarë për të takuar presidentin e amerikës rëndon dhe atë e jo mua. Ti s'e ke problem se çështja e vizës është përcaktuar. Por të them një gjë. SHBA e ke sfiduar disa herë ku i ke quajtur autorë të rrëzimit tënd bashkë me të ndjerin Bashkim Gazidede dhe Blerim Celën.

Lexo: Më pas debati ka degjeneruar ne ofendime te renda: Rama: Ti gruas time i ha... Berisha: Ti je horr e fundërrinë

EMISIONET