Termeti, Rama anulon udhëtimin në New York mbledh qeverinë në mesnatë

Termeti, Rama anulon udhëtimin në New York mbledh qeverinë

Kryeministri Edi Rama anulon udhëtimin në New York. Në momentin kur Shqiperia u trondit nga lëkundjet e tërmetit kryeministri ndodhej në Frankfurt gati të shkonte në New York për një takim zyrtar. 

Ai menjëherë vendosi kthimin në Tiranë për të menaxhuar situatën e krijuar pas tërmetit.

Ministrja e Mbrojtjes njoftoi se kryeministri do të mbledhë qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën pas tërmetit. Mbledhja pritet të nisë në 23:30, sapo kryeministri të kthehet në Tiranë.

Xhaçka: Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Kryeministrin i cili ndodhej në Frankfurt në tranzit për në Nju Jork, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, por ka vendosur ta ndërpresë udhëtimin për t’u kthyer po sot në Shqipëri. Dhe sot në orën 23.30 Kryeministri ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë  i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë u regjistrua sot 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit. 

Dy lekundje te tjera të forta u degjuan brenda disa minutash. IGJEUM tha se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

EMISIONET