Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar në zyrën e kryedemokratit Basha dhe në qendër të diskutimit janë zhvillimet e fundit politike për zgjidhjen e krizës.

Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj thotë se në fokus ta takimit është edhe qëndrimi i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

/Ora News.tv/