Një kryefamiljar nga Thumana i bën thirrje qeverisë për një strehë, pasi familja e tij prej 9 personash jeton në një çadër.

Edhe në natën e mbrëmshme kur ra shiu, çadra ju mbush plotë me ujë dhe u bë e pajetueshme në këtë çadër.

Për televizionin Ora News, kryefamiljari Sokol Muça tha: “ Ja ku e kaluam natën mbrëmë në çadër. Nga ora 4 e mëngjesit filloi shiu dhe u mbush çadra dhe oborri plotë me ujë. Plakun e kapi zemra e çuam në Lezhë. Kalamajtë i mora me vete. Kushtet në çadër janë siç e shihni, janë lagur të gjitha gjërat. Pranojmë që të shpërngulemi edhe në Tiranë sepse këtu nuk jetohet.  Ka ardhur vetëm një inxhinier amerikan, i cili bëri foto dhe iku. Erdhen tre nga komuna bënë regjistrimet dhe ikën. Kërkojë nga qeveria një strehë, pasi familja ime përbëhet nga 9 persona dhe jetojmë në këtë çadër. 

/Ora News.tv/